NDËRMJETËSIMI PËR PUNËSIM
Ndërmjetësimi për punësim brenda dhe jashtë vendit kryhet nga Agjencia e Punësimit.
Ndërmjetësimin për punësim Agjencia e kryen falas dhe në mënyrë të paanshme, të përcaktuar me Ligjin për punësimin dhe sigurim në rast të papunësisë.
Punëdhënësi mund ta plotësojë nevojën për një punonjës nëpërmjet ndërmjetësimit të Agjencisë e cila punëdhënësit do t’i sugjerojë një person për punë nga evidenca e personave të papunë.
Ndërmjetësimi për punësim ka për qëllim që punëdhënësit t’i ndihmojë në plotësimin e vendeve të lira të punës me punëtorë të kualifikuar dhe t’i ndihmojë të papunët dhe punëkërkuesit e tjerë për të gjetur punë.
Punëdhënësi e fillon procedurën e ndërmjetësimit për punësim me dorëzimin e kërkesës për nevojën për një punëtor në qendrën e punësimit në territorin e së cilës gjendet selia e punëdhënësit, d.m.th. në vendin e punës së punëdhënësit.
Kërkesa për nevojën për një punëtor përmban kushtet e kërkuara të punës dhe mënyrën e plotësimit të vendit të lirë të punës.
Agjencia e Punësimit, në bazë të nevojës së deklaruar për një punëtor, referon te punëdhënësi personat e papunë nga evidenca e të papunëve, ndërsa për secilën nevojë të deklaruar për punëtor me kërkesë të punëdhënësit, Agjencia referon një deri në pesë persona të papunë për zgjedhjen e një punëtori.
Agjencia e Punësimit, kur kërkon persona nga evidenca e të papunëve, me qëllim që t'i referojë ata në bisedë me punëdhënësin, gjithmonë merr parasysh kushtet që kërkohen për vendin e punës së përcaktuar në kërkesën e nevojës për një punëtor.
Në rast se punëdhënësi nuk përzgjedh asnjë nga personat e referuar, atëherë ai informon Agjencinë për arsyet e moszgjedhjes, me qëllim që Agjencia t’i ofrojë punëdhënësit një punëtor nëpërmjet trajnimit, rikualifikimit ose trajnimit shtesë dhe pëlqimin për masat që do të merren për të siguruar një punëtor.