Agjencia e Punësimit e Republikës së Maqedonisë së Veriut në vitin 2018 filloi me implementimin e "Garancisë për të rinj", si një pilot aktivitet në tri qendra punësimi (Shkup, Strumicë dhe Gostivar), por që në 2019 filloi të zbatohet në të gjithë vendin, duke u përqendruar sidomos në tre rajone (Pollog, Verilindje dhe Jugperëndim), ku numri më i madh i të rinjve i përkasin kategorisë NEET.
Masa “Garanci për të rinj” u mundëson të rinjve deri në moshën 29 vjeçare, të cilët nuk janë të punësuar ose të përfshirë në arsim ose trajnim (NEET), të përfitojnë një ofertë pune të përshtatshme, të vazhdojnë arsimin e tyre ose të përfshihen në një nga masat dhe programet aktive të punësimit brenda një periudhe prej katër muajsh pas evidentimit të tyre si të papunë në Agjencinë e Punësimit.
“Garancia për të rinj” fillon me masat e aktivizimit të të rinjve që janë të evidentuar për herë të parë si të papunë - punëkërkues aktivë (hyrës). Pas evidentimit të tyre në regjistrin e të papunëve, udhëzohen në intervistën e tyre të parë me punonjësit e Agjencisë së Punësimit, të cilët profilizojnë punësueshmërinë e tyre, duke përdorur një pyetësor kontrolli dhe përgatisin plane individuale të punësimit.
Këto plane përcaktojnë aktivitetet që i mundësojnë të riut të papunë, që brenda një periudhë prej katër muajsh, të përfshihet përsëri në procesin arsimor (jo në arsim të rregullt) ose të përfshihet në ndonjë nga masat ose shërbimet aktive të punësimit, gjë që do t'i mundësojë t’i rrisë mundësitë e tij të punësimit ose t'i ofrohet punë e përshtatshme që i përshtatet arsimimit dhe aftësive të tij. Aktivitetet përfshijnë këshillime individuale dhe grupore; ofrim i shërbimeve të ndihmës për kërkim pune; trajnime motivuese; përfshirje në ndonjë nga masat e integrimit në tregun e punës (punësim, arsim dhe masa trajnimi).
Në periudhën 2020-2022, kjo masë do të mbështetet nëpërmjet programit IPA II "BE për të rinj", në tre rajone (Pollog, Verilindje dhe Jugperëndim + Resnjë).
Për informata më të hollësishme për “Garancinë për të rinj” mund të informoheni personalisht në qendrat e punësimit si dhe në numrat e telefonit në vegzën