REGJISTRIMI DHE ÇREGJISTRIMI I MARRËDHËNIES SË PUNËS
Regjistrimi dhe çregjistrimi i punësimit, përkatësisht i sigurimit të detyrueshëm social rregullohet me Ligjin e Marrëdhënieve të Punës, Ligjin e Punësimit dhe të Sigurimit në rast të Papunësisë dhe Ligjin e Evidencave në Fushën e Punës.
REGJISTRIMI NË MARRËDHËNIE PUNE
Punëdhënësi është i detyruar të raportojë çdo punësim dhe çdo ndërprerje të punësimit.
Regjistrimi e punësimit mund të bëhet nga punëdhënësi në mënyrë elektronike (vetëm për sektorin privat) ose drejtpërdrejt në sportelet e qendrës së punësimit.
Punëdhënësi është i detyruar që të paraqesë marrëdhënien e punës jo më vonë se një ditë para se i punësuari të fillojë me punë, me dorëzimin e dokumentacionit të nevojshëm në qendrën e punësimit në territorin e së cilës ndodhet selia e punëdhënësit, përkatësisht vendi i punës së punëdhënësit.
më tepër...ÇREGJISTRIMI NGA MARRËDHËNIA E PUNËS
Çregjistrimi nga marrëdhënia e punës bëhet nga punëdhënësi duke dorëzuar dokumentacionin e nevojshëm në qendrën e punësimit në vendin ku është bërë regjistrimi i punësimit.
Çregjistrimi nga marrëdhënia e punës në sektorin privat mund të bëhet në mënyrë elektronike, vetëm nëse regjistrimi është kryer në mënyrën elektronike.
Çregjistrimi i punësimit kryhet nga punëdhënësi brenda 8 ditëve nga dita e përfundimit të punësimit.
më tepër...