FSHIRJA NGA EVIDENCA
Fshirja nga evidenca e personit të papunë kryhet nëse personi:
• është i punësuar,
• çlajmërohet vetë nga evidenca,
• nuk paraqitet brenda afatit të caktuar ose nuk i përgjigjet ftesës nga Agjencia për shkaqe të paarsyeshme,
• nuk e ka informuar Agjencinë për marrjen dhe humbjen e të drejtave,
• refuzon të përfshihet në politikën aktive për punësim ose nuk i përmbahet detyrimeve të marrëveshjes aktive të politikës për punësim;
• refuzon punësim adekuat ose të përshtatshëm, refuzon të marrë pjesë në intervistë për punë, nuk tregon interes për të marrë pjesë në intervistë;
• nuk siguron të dhëna të sakta për marrjen e statusit të personit të papunë ose statusin e një pjesëmarrësi në një program aktiv të politikës për punësim,
• ka arsye se pse nuk mund të punësohet përkohësisht,
• është në paraburgim për më shumë se gjashtë muaj ose fillon të vuajë dënim me burg prej gjashtë muajsh ose më shumë,
• zbulohet nga organi i inspektimit se punon kundër ligjit,
• nuk kërkon punë në mënyrë aktive,
• refuzon të nënshkruajë plan individual për punësim,
• plotëson kushtet për pension,
• i skadon leja personale për punë të një të huaji,
• fillon të kryerje veprimtari artizanale, bujqësore, blegtorale ose ndonjë aktivitet tjetër,
• refuzon të punësohet që të kryejë punë publike dhe
• largohet për të kryer shërbimin ushtarak vullnetarisht.