Agjencia e Punësimit e RMV-së ishte e përfshirë në zbatimin e Programit Operacional Shumëvjeçar për Zhvillimin e Burimeve Njerëzore 2007-2013 (Instrumenti i Ndihmës së Paraanëtarësimit - IPA, komponenti 4). Qëllimi i përbërësit për zhvillim të burimeve njerëzore është që të ndihmojë vendin në zhvillimin dhe forcimin e kapaciteteve administrative për të menaxhuar, zbatuar, monitoruar dhe kontrolluar fondet nga Fondi Social Europian (ESF).
Disa nga projektet që Agjencia e Punësimit i ka realizuar në vitet e kaluara janë si më poshtë:
- Modernizimi i mëtejshëm i Agjencisë së Punësimit – (Service Contract) Kontrata e Shërbimit
- Ndërtimi i kapaciteteve për qëllime të zbatimit efektiv të legjislacionit të BE-së në fushën e lëvizjes së lirë të punëtorëve - Twinning project
- Mbështetje për Agjencinë e Punësimit në zbatimin e masave aktive dhe shërbimet e tregut të punës - Twinning project
- Mbështetja e punësimit për të rinjt, të papunët afatgjatë dhe gratë - Direct Grant Contract Kontrata e Grantit të Drejtpërdrejtë
- Mbështetje për punësim të të rinjve, të papunëve afatgjatë dhe grave/gratë II
- Direct Grant Contract
- Kontrata e Grantit të Drejtpërdrejtë - Mbështetje për punësim të të rinjve
- Marrëveshja për forcimin e kapaciteteve të APRMV-së - Supply Contract Kontrata e furnizimit
- Forcimin e sistemit të menaxhimit financiar dhe i kontrollit të brendshëm të Agjencisë së Punësimit - Framework Contract Kontrata Kornizë
- Kontrata e punëve ndërtimore dhe e mbështetjes së procesit të përmirësimit të punëve dhe të shërbimeve të Agjencisë së Punësimit – Works Contract Kontrata e Punimeve