Qëllimi i përgjithshëm i projektit është që të zvogëlojë papunësin afatgjate dhe varësinë nga ndihmat e garantuara minimale, duke përfshirë në mënyrë efektive grupet e rrezikuara, veçanërisht shfrytëzuesit e të ardhurave të garantuar minimale në tregun e punës, nëpërmjet përfshirjes së tyre në programe dhe shërbime të specializuara për zhvillim të aftësive. Projekti ka 2 komponente:
SIM Programi i Këshillimit dhe i Motivimit
SIM Programi i Këshillimit dhe i Motivimit është krijuar që të nxisë dhe të ndihmoj procesin e përfshirjes së shfrytëzuesve të ndihmës së garantuar minimale në trajnime dhe masa të tjera aktive për punësim dhe në këtë mënyrë të lehtësoj përfshirjen e këtyre individëve në tregun e punës.
Ky komponent / program përbëhet nga dy lloje mbështetjesh:
1. Mbështetje nëpërmjet këshillimit (para se të përfshihen personat në një masë aktive punësimi), për të ndihmuar shfrytëzuesit e ndihmës së garantuar minimale në procesin e aktivizimit dhe të integrimit të tyre në tregun e punës, me një përfshirje prej 1200 personash.
2. Mbështetja e mentorimit (në periudhën kur shfrytëzuesi përfshihet në trajnime ose masa të tjera aktive punësimi), në mënyrë që të mundësojë zbulimin e pengesave personale, profesionale dhe vështirësive me të cilat përballen përdoruesit gjatë procesit të trajnimit ose punësimit. Gjithashtu, identifikimin e faktorëve dhe arsyet që e vështirësojnë shfrytëzuesin që të integrohet në një mjedis të trajnimit ose punësimit, me një përfshirje prej 1200 personash.
Programi i Mbështetjes së Punësimit Nëpërmjet Trajnimit
Programi i Mbështetjes së Punësimit, qëllimi kryesor i të cilit është përmirësimi i aftësive dhe i njohurive të shfrytëzuesëve të ndihmës së garantuar minimale nëpërmjet trajnimit, praktikimit dhe punësimit të subvencionuar, në mënyrë që të lehtësojë përfshirjen e këtyre personave në tregun e punës.
Ky komponent / program përbëhet nga tre masa:
1. Trajnim i profesioneve të kërkuara në tregun e punës, me një përfshirje të pritur prej 1200 personash.
Qëllimi i masës është të rrisë aftësinë e punësimit për të papunët duke përfituar njohuri dhe aftësi për profesionet e kërkuara në tregun e punës. Personave të përfshirë në këtë masë do t'u sigurohet kompensimi me të holla.
2.Trajnimi në vendin e punës (trajnim me një punëdhënës të njohur), me një përfshirje të pritur prej 400 personash.
Qëllimi i kësaj mase është t'u sigurojë personave të papunë, shfrytëzuesve të ndihmës së garantuar minimale, përvojë praktike gjatë kryerjes së detyrave të punës në përputhje me kërkesat e punëdhënësve dhe të përmirësojnë aftësitë e tyre të punësimit. Personave të përfshirë në këtë masë do t'u sigurohet kompensimi me të holla.
Kompensim me të holla do t’u sigurohet gjithashtu edhe punëdhënësve, nëse ata punësojnë persona nga grupi i synuar.
3. Punësim i subvencionuar (subvencion i pagave), me një përfshirje të pritur prej 400 personash.
Qëllimi i kësaj mase është që të sigurojë mbështetje financiare për krijimin e vendeve të reja të punës dhe punësimin e të papunëve që janë shfrytëzues të ndihmës së garantuar minimale, duke e paguar punëdhënësin, si një subvencion për pagën e punonjësit dhe mbulesën e harxhimeve të përgatitjes së personit në punë.
Projekti "Aktivizimi i Grupeve të Rrezikuara në Tregun e Punës" ka një kohëzgjatje prej 36 muajsh dhe filloi të zbatohej në 20 shtator 2019. Buxheti i përgjithshëm i projektit është 4,191,401.00 euro, nga të cilat 3,000,000.00 euro sigurohen nga Delegacioni i Bashkimit Europian / IPA; 349,768.00 euro nga Bashkëfinancimi Nacional dhe 841,633.00 euro nga buxheti i Agjencisë së Punësimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.