SHUMA E KOMPENSIMIT ME PARA
Shuma mujore e kompensimit me para gjatë papunësisë përcaktohet në bazë të rrogave të llogaritura dhe të paguara të punëdhënësit dhe është 50% e rrogës mesatare mujore neto e punëtorit për 24 muajt e fundit, ndërkaq për personat që kanë të drejtë të shfrytëzimit të kompensimit me para deri në 12 muaj, personat që kanë të drejtë të kompensim me para më tepër se 12 muaj, kompensimin me para për 12 muajt e parë e kanë 50% të rrogës mesatare neto të punëtorit për 24 muajt e fundit dhe për kohën e mbetur 40% të rrogës mesatare neto.
Kompensimi me para nuk mund të jetë më shumë se 80% e rrogës mesatare neto për punëtorë në Republikë, e shpallur për muajin e fundit.