MK | AL | EN

PEZULLIMI I PAGESËS SË KOMPENSIMIT ME PARA

Me kërkesë të një të papuni/ës, e drejta e pagesës së kompensimit me para mund të pezullohet në rast se:

- qëndron jashtë Republikës së Maqedonisë së Veriut për më shumë se 30 ditë për shkak të bashkimit familjar, por jo më tepër se 90 ditë; dhe

- qëndron jashtë Republikës së Maqedonisë së Veriut për shërim ose ndihmë dhe kujdes të një anëtari të ngushtë të familjes për më shumë se 30 ditë, por jo më tepër se 90 ditë.

Pas përfundimit të arsyeve të mësipërme, pagesa e kompensimit me para vazhdon për kohën e mbetur për të cilën një të papuni/ës i është njohur e drejta e shfrytëzimit të tyre.

Nëse ndonjë nga arsyet e mësipërme ndodh me një të papunë, përfitues i kompensimit me para, është i/e detyruar që të njoftojë Qendrën e Punësimit ku është regjistruar një i/e papunë dhe ushtron të drejtën e kompensimit, pra të paraqet kërkesë duke theksuar arsyen e pezullimit të pagesës së kompensit me para dhe sipas kërkesës, Qendra e Punësimit merr vendim për pezullimin e të drejtës së kompensimit me para.

Kërkesa për vazhdimin e të drejtës së kompensimit me para dorëzohet brenda tri ditëve nga dita e përfundimit të afatit të përcaktuar me vendim të pezullimit të kompensimit me para. Nëse kërkesa dorëzohet pas përfundimit të afatit, një i/e papunë nuk ka të drejtë të shfrytëzimit të kompensimit, dmth e drejta e përfitimit të parave përfundon dhe zyrtari merr vendim për ndërprerjen e të drejtës së kompensimit me para.

Gjatë dorëzimit të kërkesës, kërkuesi/ja është i/e detyruar të paraqesë: letërnjoftim të vlefshëm, kartelën e kontrollit për regjistrim dhe vendimin për pezullimin e të drejtës së kompensimit me para.

Nëse kërkesa për vazhdimin e shfrytëzimit të kompensimit me para dorëzohet brenda afatit të caktuar prej tri ditësh, e drejta e kompensimit me para vazhdon të shfrytëzohet nga dita e dorëzimit së kërkesës për kohën e mbetur për të cilën një të papuni/ës i njihet e drejta e shfrytzimit të kompensimit (në shumën e kompensimit me para që e ka përfituar para se të merrej vendimi për pezullim).