NDËRPRERJA E KOMPENSIMIT ME PARA
Kompensimi me para nuk bëhet nëse një i/e papunë është:
- në shërbim ushtarak vullnetar;
- në paraburgim ose në vuajtje të një dënimi me burg deri në gjashtë muaj;
- në qëndrim të përkohshëm jashtë shtetit të Maqedonisë së Veriut deri në 12 muaj dhe paraprakisht e ka njoftuar, me shkrim, Agjencinë e Punësimit;
- i/e punësuar për më shumë se 30 ditë për të kryer punë publike dhe
- i/e punësuar ose kryen aktivitet.
Pas përfundimit të arsyeve të mësipërme, vazhdon kompensimit me para për kohën e mbetur për të cilën një të papunit/ës i është njohur e drejta e kompensimit me para.
Nëse një i/e papunë, shfrytëzues/e i/e kompensimit me para, plotëson ndonjë nga arsyet e lartpërmendura, është i/e detyruar të informojë, dmth të paraqesë një kërkesë për pezullim të kompensimit me para në qendrën e punësimit ku është regjistruar si një i/e papunë dhe ushtron të drejtën e përfitimeve të parave (kërkesa duhet të jetë e vërtetuar në arkivin e Qendrës së Punësimit).
Bazuar në kërkesën, Qendra e Punësimit merr vendim për të pezulluar të drejtën e kompensimit me para.
Nëse Agjencia, përkatësisht Qendra e Punësimit përcakton plotësimin e ndonjë prej arsyeve të mësipërme për ndërprerjen e kompensimit me para, sipas detyrës zyrtare, do të marrë vendim me të cilën do t’i ndërpritet kompensimi për të papunin.
Pas përfundimit të periudhës për të cilën ndërpritet kompensimi me para, një i/e papunë regjistrohet personalisht si një i/e papunë dhe në Qendrën e Punësimit, ku kryhet pagesa, dorëzon një kërkesë me shkrim për vazhdimin e kompensimit.
Kërkesa për zgjatjen e së drejtës së kompensimit me para paraqitet brenda tri ditëve nga përfundimi i afatit të përcaktuar me vendim për përfundimin e kompensimit me para.
Nëse kërkesa paraqitet pas përfundimit të afatit prej tri ditësh, të papunit nuk i zgjatet e drejta e kompensim me para, por i pezullohet dhe zyrtari merr vendim për përfundimin e të drejtës së tij për kompensim me para.
Gjatë aplikimit të kërkesës për zgjatjen e kompensimit me para, aplikanti është i detyruar të paraqesë: letërnjoftim të vlefshëm, kartelën e kontrollit për regjistrim dhe vendimin me të cilin i është ndërprerë e drejta e kompensimit me para, në fotokopje (origjinalin për inspektim).
Nëse kërkesa për zgjatjen e kompensimit të pezulluar e paraqet brenda periudhës së përcaktuar prej tri ditësh, të drejtën e kompensimit vazhdon ta shfrytëzoj nga dita e paraqitjes së kërkesës për kohën e mbetur për të cilën të papunit i njihet e drejta e kompensimit me para (në shumën e kompensimin që ai fitoi para se të merrej vendimi i ndërprerjes).