MK | AL | EN

Sondazh për aftësitë e nevojshme të tregut të punës

Qëllimi i studimit është të sigurojë disa tregues afatshkurtër të pritjeve të punëdhënësve në lidhje me punësimet e reja dhe nevojat për aftësi që njerëzit duhet t’i kenë, në mënyrë që ata të jenë konkurrues në tregun e punës.

Të dhënat e marra nga punëdhënësit e sektorit privat me 7 ose më shumë të punësuar kanë për qëllim marrjen e informacionit mbi nevojat е punësimeve të reja në 6 deri 12 muajt e ardhshëm; nevojat e profesioneve për punësime të reja të planifikuara dhe nevojat për aftësitë që duhet t’i kenë kandidatët.

Rezultatet e marra nga sondazhi janë baza e krijimit të programeve dhe të masave aktive të punësimit, të cilat synojnë rritjen e aftësive të të papunëve në mënyrë që të rrisin konkurrencën e tyre në tregun e punës dhe të kontribuojnë në krijimin e kushteve për një funksionim më të mirë, duke kryqëzuar furnizimin dhe kërkesën e një fuqie punëtore në një kualifikim të përshtatshëm.

Rezultatet e hulumtimit përdoren gjithashtu edhe në sistemin arsimor, në konceptin e politikave për regjistrimin dhe krijimin e programeve të reja arsimore, në përputhje me nevojat e tregut të punës.

Sondazhi gjithashtu kontribuon në rritjen e bashkëpunimit dhe të besimit midis punëdhënësve dhe Agjencisë së Punësimit. Sondazhi bazohet në një shembull të punëdhënësve të sektorit privat me shtatë ose më shumë të punësuar, të rradhitur sipas rajonit dhe sektorit të punëdhënësit.

Në mostër përfshihen të gjithë punëdhënësit e mesëm dhe të mëdhenj, kurse pjesa tjetër zgjidhet në mënyrë të rastit deri në plotësimin planifikuar.

SONDAZH PËR AFTËSITË E NEVOJSHME TË TREGUT TË PUNËS