MK | AL | EN

Tetovë,08.07.2021

U nënshkrua memorandum bashkëpunimi në mes APRMV-së dhe TIDZ-it Tetovë

Me qëllim të shkëmbimit të informatave mbi ofertën dhe kërkesën e fuqisë punëtore si dhe uljen e papunësisë në vend, Agjencia e Punësimit e Republikës së Maqedonisë së Veriut, e përfaqësuar nga Drejtori Abdush Demiri, sot nënshkroi një memorandum bashkëpunimi me Normak Investment Group – në Zonën e Zhvillimit Industrial Teknologjik Tetovë, e përfaqësuar nga Drejtori i përgjithshëm Aleksandar Zarkov.

“Përforcimi i formave të bashkëpunimit me të gjitha institucionet që mund të jenë aleatë në qëllimin tonë kryesor për uljen e papunësisë, është një prioritet në punën tonë. Kjo është arsyeja që nënshkruam këtë memorandum i cili do të vendosë komunikim të drejtpërdrejtë në mes dy institucioneve në mënyrë që të krijohet një mbështetje e ndërsjellë e investitorëve ekzistues si dhe investitorëve të mundshëm vendas dhe të huaj në Zonën e Zhvillimit Industrial Teknologjik në Tetovë” theksoi drejtori i APRMV-së Abdush Demiri.

Drejtori i Grupit Investment Normak SHA Tetovë – Zona e Zhvillimit Industrial Teknologjik Tetovë, Aleksandar Zarkov theksoi rëndësinë e mbështetjes që TIDZ Tetovë do të përfitoj me këtë memorandum.

“Nënshkrimi i Memorandumit për bashkëpunim ndërmjet Normak Investment Group / TIDZ Tetovë dhe Agjencisë së Punësimit do të mundësojë bashkëpunim më të mirë në drejtim të shkëmbimit të informatave mbi kërkesën dhe ofertën e fuqisë punëtore si dhe një kontribut të përbashkët në uljen e papunësisë, veçanërisht në rajonin e Pollogut. Ky bashkëpunim do të ndikojë në lehtësimin e drejtpërdrejt të procesit të punësimit për punëkërkuesit potencial të profileve të ndryshme." theksoi drejtori i përgjithshëm i Normak Investment Group Aleksandar Zarkov.

Agjencia e Punësimit vazhdon të punojë me përkushtim në misionin e saj për të ndërmjetësuar me sukses në tregun e punës nëpërmjet zhvillimit të shërbimeve me cilësi të lartë në përputhje me nevojat e klientëve, duke përmirësuar njohuritë, aftësitë dhe shkathtësitë e tyre në krijimin e marrëdhënieve të partneritetit me pjesëmarrësit e tregut të punës.