MK | AL | EN

Takim pune i Drejtorit të APRMV-së z. Abdush Demiri dhe delegacionit të UNDP-së, e udhëhequr nga Përfaqësuesja e Përhershme Znj. Narine Sahakyan

   

Sot, drejtori i Agjencisë për punësim në Republikën e Maqedonisë së Veriut, z. Abdush Demiri realizoi takim pune me delegacionin e Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), të udhëhequr nga Përfaqësuesja e përhershme znj. Narine Sahakyan.

Në takim, të dy palët u dakorduan që edhe në të ardhmen bashkëpunimi i suksesshëm i përbashkët të vazhdojë me të njëjtin angazhim edhe në të ardhmen ku do të përballemi me sfida akoma më të mëdha, projekte dhe aktivitete të ndryshme.

Drejtori i Agjencisë për punësim z. Abdush Demiri, theksoi se bashkëpunimi me UNDP në zbatimin e programeve, masave dhe kushteve për punësim, të përcaktuara në Planin operativ për programet aktive dhe masave për punësim dhe shërbimet në tregun e punës, janë me rëndësi të madhe për të papunët duke siguruar mbështetje për të krijuar vende të reja pune dhe për të rritur aftësinë e tyre për punësim.