Takim pune i Drejtorit të APRMV-së, Abdush Demiri me udhëheqësen e ekipit EPTISA, Marija Marinaku



Drejtori i Agjencisë së Punësimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Abdush Demiri sot pati një takim pune me Marija Marinaku, udhëheqëse në ekipin EPTISA të projektit "Mbështetje e modernizimit dhe deinstitucionalizimit të shërbimeve sociale".
Fokus i takimit ishte zbatimi i projektit të lartpërmendur me qëllim sa më të lehtë të integrimit në tregun e punës të personave me aftësi të kufizuar.
Drejtori i APRMV-së Demiri shprehi gatishmërinë dhe njoftoi se Agjencia e Punësimit do të jetë një partner serioz i cili do të punojë me përkushtim për të gjetur një mënyrë për zgjidhjen e problemeve me të cilat përballen personat me aftësi të kufizuar gjatë kyçjes së tyre në tregun e punës.