MK | AL | EN

Drejtori i APRMV-së, Abdush Demiri dhuroi plazmë kovalente

Drejtori i Agjencisë së Punësimit Abdush Demiri sot në Institutin e Mjekësisë së Transfuzionit të RMV-së dhuroi plazmë kovalente për trajtimin e pacientëve të infektuar me Covid 19.

Demiri theksoi rëndësinë e çdo qytetari për të treguar përgjegjësi shoqërore, që të ndihmoj në luftën kundër pandemisë së koronavirusit dhe u bëri thirrje të gjithë atyre që janë në gjendje të dhurojnë plazmë gjaku sepse ajo shpëton jetë.

“Duke pasur parasysh nevojën e madhe për plazmë gjaku, sot, vendosa të dhuroj plazmë kovalente për pacientët e infektuar me Covid 19. I inkurajoj të gjithë ata që janë shëruar nga ky virus, të mos hezitojnë dhe të dhurojnë plazmë gjaku në mënyrë që bashkërisht të tejkalojmë këtë sfidë”. - theksoi drejtori Demiri.

Plazma e gjakut e një të shëruari nga virusi Covid 19 ka antitruptha që trupi ka krijuar gjatë luftës kundër sëmundjes. Kjo plazmë përdoret për të trajtuar pacientët me Covid 19 sepse lidhet me virusin në trupin e pacientit, zvogëlon veprimin e saj dhe në këtë mënyrë zvogëlon përparimin e sëmundjes.