UDHËHEQJA
Agjencia drejtohet nga një drejtor, i cili e organizon dhe e administron punën, merr vendime në mënyrë të pavarur brenda fushës së kompetencave të tij, përfaqëson agjencinë para palëve të treta dhe është përgjegjës për ligjshmërinë e punës së tij.
Drejtori i agjencisë ka një zëvendës.
Drejtorin dhe zëvendësdrejtorin i emëron dhe i shkarkon Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut me propozim të ministrit përgjegjës për çështjen e punës.
Mandati zgjat katër vjet, me mundësi të rizgjedhjes.