Të nderuar,
Në përputhje me IPA projektin "Aktivizimi i grupeve të rrezikuara në tregun e punës" financuar nga Bashkimi Europian dhe implementuar nga Agjencia e Punësimit e Republikës së Maqedonisë së Veriut. më 5.8.2020, Agjencia e Punësimit e RMV-së në gazetat ditore “SLLOBODEN PEÇAT” dhe “KOHA”, shpalli Thirrje Publike për realizues të Shërbimeve të Mbështetjes Psikosociale.
Procedura dhe afati i aplikimit
Dosja e plotë e tenderit në formë elektronike është e mundëshme vetëm duke plotësuar formularin e aplikimit, të cilin mund ta gjeni në faqen e internetit të Agjencisë së Punësimit (APRMV) www.av.gov.mk dhe të Ministrisë së Punës dhe të Politikës Sociale (MPPS): www.mtsp.gov.mk.
Formulari i aplikimit, i skanuar në formatin pdf, duhet të dërgohet në adresat e mëposhtme të postës elektronike: magdalena.bunteska@av.gov.mk dhe ipa4esarnm@gmail.com
Afati i fundit për dorëzimin e ofertave është e mërkurë, 23 shtator 2020, deri në
orën 15:00