MK | AL | EN

Evidencat brenda kompetencave të APRMV

Në përputhje me nenin 2 paragrafi (2) të Ligjit të Evidencave në Lëminë e Punës, Agjencia e Punësimit e Republikës së Maqedonisë së Veriut mban të dhënat në vijim:

- të dhënat e punëdhënësve,

- të dhënat e përdoruesve të fondeve publike të Agjencisë së Punësimit,

- të dhënat e personave të papunë dhe e punëkërkuesve të tjerë,

- të dhënat për nevojat e punëtorëve,

- të dhënat e shtetasve të huaj dhe e personave pa shtetësi të punësuar në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Në të njëjtën kohë, në përputhje me nenin 13 paragrafi (4) të Ligjit të Marrëdhënieve të Punës, Agjencia e Punësimit e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Fondi i Sigurimit Pensional dhe Invalidor i Maqedonisë së Veriut dhe Fondi i Sigurimit Shëndetësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut, janë të detyruar që të mbajnë dhe të rruajnë evidencat e regjistrimeve dhe të çregjistrimeve në sigurimin social.