MK | AL | EN

Agjencia e Punësimit e Republikës së Maqedonisë së Veriut është një institucion publik që kryen veprimtari profesionale, organizative, administrative dhe aktivitete të tjera në lidhje me punësimin dhe sigurimin në rast të papunësisë dhe ofron mbështetje, ndihmë dhe shërbime për pjesëmarrësit e tregut të punës.

Selia e agjencisë është në Shkup.

UDHËHEQJA

Agjencia drejtohet nga një drejtor - Abdush Demiri, i cili e organizon dhe e administron punën, merr vendime në mënyrë të pavarur brenda fushës së kompetencave të tij, përfaqëson agjencinë para palëve të treta dhe është përgjegjës për ligjshmërinë e punës së tij.


- Abdush Demiri - 

Drejtori i agjencisë ka një zëvendës - Bekim Murati.

Drejtorin dhe zëvendësdrejtorin i emëron dhe i shkarkon Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut me propozim të ministrit përgjegjës për çështjen e punës.

Mandati zgjat katër vjet, me mundësi të rizgjedhjes.

MENAXHIMI

Këshilli Drejtues i Agjencisë përbëhet nga nëntë anëtarë nga radhët e profesionistëve me njohuri ose përvojë në fushën e veprimit, pesë prej të cilëve emërohen nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe dy përfaqësues emërohen nga Organizata e Punëdhënësve dhe Sindikata Përfaqësuese për një periudhë katër vjeçare, me të drejtë të rizgjedhjes.

ANËTARËT E BORDIT DREJTUES:

Angel Dimitrov - Kryetar
Valentina Shaurek
Maja Millosavleviq
Toni Demjanov
Ljupka Stojanovska
Bllagica Ristova
Belinda Nikollovska

Zoran Mironovski
Pavel Trendafilov