30.07.2021
U nënshkrua memorandum bashkëpunimi për mbështetje të sipërmarrësve romë

Me qëllim të promovimit të zhvillimit të sipërrmarrësisë dhe rritjes së qasjes së financimit të sipërmarrësve romë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, sot në Qeverinë e RMV-së në prani të Kryeministrit Zoran Zaev dhe Zëvendës Presidentit të Fondacioneve të Shoqërisë së Hapur Alex Soros, drejtori i Agjencisë së Punësimit Abdush Demiri nënshkroi një memorandum bashkëpunimi me Ministren e Punës dhe Politikës Sociale Jagoda Shahpaska dhe Petrika Dulgeru- Iniciativë për zhvillimin ekonomik të romëve REDI.
Me këtë memorandum bashkëpunimi qartë identifikohen rolet dhe përgjegjësitë e secilës palë në drejtim të zbatimit të Projektit për mbështetje financiare si dhe për zhvillimin e sipërmarrësisë në mes anëtarëve të komunitetit romë me “matching fond”.
Nëpërmjet masës Mbështetje Financiare me krijimin e një “matching fond” për sipërmarrësit romë do të mundësohet mbështetje për vetëpunësim, formalizim, mbështetje e ideve të biznesit dhe hapjen e vendeve të reja të punës, për romët e evidentuar si të papunë. Për realizimin e projektit janë paraparë 153,5 milionë denarë.