01.02.2021
THIRRJE PËR SHPREHJE TË INTERESIT DHE FTESË PËR TENDER për shërbime këshillimi dhe motivimi – Mbështetje mentorimi për aktivizimin (integrimin) e shfrytëzuesve të NGM-së në tregun e punës

Reforma në sistemin e mbrojtjes sociale përmes Ndihmës së garantuar minimale (NGM) përfshin aktivizimin e përforcuar të shfrytëzuesve të NGM-së. Projekti "Aktivizimi i tregut të punës për grupet vulnerabël" që implementohet nga Agjencia e Punësimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian do të mbështesë një qasje të re për aktivizimin e punësimit që përmbush nevojat e të papunëve në situata vulnerabil, siç janë shfrytëzuesit e NGM-së, dhe punëkërkuesit tjerë që e kanë vështirë për t'u punësuar në situata vulnerabël (p.sh. personat e papunë një periudhë të gjatë ose personat të ekspozuar në rrezik për shkak të papunësisë afatgjate, me kualifikime të ulëta, ata që përballen me pengesa të shumta për të hyrë në tregun e punës, etj.). Këtyre personave do t'u ofrohet mbështetje individuale intensive për një periudhë të gjatë kohore për t'i ndihmuar ata në tejkalimin e pengesave të punësimit dhe në sigurimin dhe mbajtjen e punës së paguar me orar të plotë ose vetëpunësimit.
THIRRJE PËR SHPREHJE TË INTERESIT DHE FTESË PËR TENDER për shërbime këshillimi dhe motivimi – Mbështetje mentorimi për aktivizimin (integrimin) e shfrytëzuesve të NGM-së në tregun e punës
APPLICATION FORM FOR RECEIVING THE TENDER DOSSIER For participating in the service Counselling and Motivation Services - Mentorship support for activation (integration) of GMA recipients in the Labour Market