MK | AL | EN

28.07.2021

Digjitalizimi i shërbimeve të APRMV-së - tema e takimit të punës në mes Demirit dhe Shaqirit

Drejtori i Agjencisë së Punësimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut Abdush Demiri sot pati një takim pune me Ministrin e Shoqërisë  Informatike dhe Administratës Jeton Shaqirin. Theks të veçantë u vu në ndërmarrjen e aktiviteteve për futjen e digjitalizimit në shërbim të APRMV-së dhe ofrimin e mbështetjes nga MSHIA në zbatimin e reformës që do t'i bëjë shërbimet e APRMV-së  sa më lehtë për qytetarët.

Tema e takimit ishte implementimi i platformës së ndërveprimit e cila u mundëson institucioneve të përpunojnë dhe shkëmbejnë të dhëna me njëra -tjetrën, dhe kështu qytetarët të marrin shërbime më të shpejta dhe më efikase.

Në takim, ministri Shaqiri i dorëzoi drejtorit Demiri vërtetimet për integrimin e APRMV-së në sistemin e Regjistrit Qendror të Popullsisë dhe me këtë APRMV-ja do të ketë qasje të drejtpërdrejtë në të dhënat e Regjistrit Qendror të Popullsisë.