Kërko
MK
|
AL
|
EN
Toggle navigation
Meny
Ballina
PËR NE
APRMV SOT
HISTORIKU
INFORMACIONE TË KARAKTERIT PUBLIK
MBROJTA E TË DHËNAVE PERSONALE
KALLËZIM I MBROJTUR I BRENDSHËM NË APRMV
EVIDENCA BRENDA KOMPETENCAVE TË APRMV-së
KONTAKTE
DOKUMENTE
LIGJET
RREGULLORET
PROGRAMI I APRMV-së
RAPORTE VJETORE
PLANI OPERATIV
BOTIME
KLASIFIKIMI NACIONAL I PROFESIONEVE
FURNIZIME PUBLIKE
FURNIZIME
STATUSI
KODEKSI I NËPUNËSVE ADMINISTRATIVË
BUXHETI I APRMV-së
FORMULARË
INFORMACIONE
INFORMACIONE NGA APRMV
PUNËSIM NË APRMV
PROJEKTE
Garancia për të rinj
Aktivizimi i Grupeve të Rrezikuara në Tregun e Punës
RISITË
Aktivitete promovuese
Kontakt
RISITË
Aktivitete promovuese
Strugë,01.07.2021
Demiri: Të vetëdijshëm për rëndësinë që ka punësimi në krijimin e të ardhmes së të rinjve, punojmë me përkushtim për përfshirjen e tyre në tregun e punës
Sot në Strugë, drejtori i Agjencisë së Punësimit Abdush Demiri iu drejtua Punëtorisë Kombëtare për krijimin e një dokument pozicioni me rekomandime në përmirësimin e masave të punësimit të të rinjve të organizuar nga Koalicioni i Organizatave Rinore “SEGA”.
Drejtori Demiri theksoi rëndësinë e zërit të të rinjve dhe propozimet e tyre në përmirësimin e politikave rinore. Në fjalimin e tij, Demiri vuri në dukje punësimin si sfidën e parë me të cilën përballen të rinjtë pas përfundimit të procesit arsimor, që i jep një drejtim jetës që e kanë përpara. Ai theksoi se kjo është arsyeja pse të rinjtë janë një nga grupet kryesore të synuara në Planet Operative të Punësimit të zbatuara nga APRMV-ja, të cilat përmbajnë programe dhe masa aktive që çojnë në punësimin e drejtpërdrejtë dhe masat që rrisin punësueshmërinë e të papunëve.
Vitin e kaluar, në Planin Operativ të Punësimit morën pjesë 7.313 të rinj nën moshën 29 vjeç që paraqet një numër të lartë prej 66 përqind nga numri i përgjithshëm i pjesëmarrësve.
U bëjmë thirrje të rinjve të papunë që të marrin pjesë në Planin Operativ për vitin 2021 i cili është duke u zhvilluar si dhe nëpërmjet masave dhe programeve që ofron për t'u përfshirë në tregun e punës, atje ku ata janë më të nevojshëm, theksoi Demiri.
Qëllimi i seminarit, i cili u ndoq nga një numër organizatash rinore që janë pjesë e koalicionit TANI dhe përfaqësues të institucioneve kompetente për identifikim të nevojave të përforcimit të politikave ekzistuese dhe masave aktive për punësimin e të rinjve me një fokus të veçantë në dy elemente - kushtet pandemike dhe grupet e margjinalizuara të të rinjve dhe për të forcuar ndikimin e të rinjve dhe organizatave të shoqërisë civile me një Dokument Pozicioni të përgatitur me rekomandime në përmirësimin e masave të punësimit të të rinjve.