Kërko
MK
|
AL
|
EN
Toggle navigation
Meny
Ballina
PËR NE
APRMV SOT
HISTORIKU
INFORMACIONE TË KARAKTERIT PUBLIK
MBROJTA E TË DHËNAVE PERSONALE
KALLËZIM I MBROJTUR I BRENDSHËM NË APRMV
EVIDENCA BRENDA KOMPETENCAVE TË APRMV-së
KONTAKTE
DOKUMENTE
LIGJET
RREGULLORET
PROGRAMI I APRMV-së
RAPORTE VJETORE
PLANI OPERATIV
BOTIME
KLASIFIKIMI NACIONAL I PROFESIONEVE
FURNIZIME PUBLIKE
FURNIZIME
STATUSI
KODEKSI I NËPUNËSVE ADMINISTRATIVË
BUXHETI I APRMV-së
FORMULARË
INFORMACIONE
INFORMACIONE NGA APRMV
PUNËSIM NË APRMV
PROJEKTE
Garancia për të rinj
Aktivizimi i Grupeve të Rrezikuara në Tregun e Punës
RISITË
Aktivitete promovuese
Kontakt
RISITË
Aktivitete promovuese
30.06.2021
Demiri: Qendra e rikonstruar në Kumanovë u krijua në përputhje me nevojat e të papunëve dhe punëdhënësve
Drejtori i Agjencisë së Punësimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut Abdush Demiri sot vizitoi Qendrën e Punësimit në Kumanovë e cila mori një pamje të re moderne dhe është rinovuar tërësisht.
Qendra e Punësimit në Kumanovë përfitoi një fasadë të re, ku u ndryshua struktura e çatisë dhe dritaret e ndërtesës, me çka rriti efikasitetin e energjisë në të gjithë objektin. Është furnizuar edhe një Ujënxehës me peleta që do të zvogëlojë dukshëm kostot e ngrohjes së ndërtesës që më parë është ngrohur me energji elektrike, gjithashtu u rinovua rrjeti i ujësjellsit dhe i kanalizimit.
Të papunët dhe punëdhënësit, tani shërbimet e uljes së papunësisë dhe të rritjes së punësueshmërisë në Kumanovë mund t'i marrin në një vend që është funksional dhe i rinovuar në përputhje me standardet e mbrojtjes së mjedisit jetësorë dhe zvogëlimit të efekteve të ndotjes së ajrit, potencoi Demiri.
Drejtori i APRMV-së Demiri gjatë vizitës së Qendrës së Punësimit në Kumanovë përkujtoi se në proces është realizimi i Planit Operativ të programeve dhe masave aktive të punësimit dhe të shërbimeve të tregut të punës për vitin 2021 dhe ftoi të gjithë të papunët dhe punëdhënësit nga Kumanova që të vizitojnë Qendrën e rinovuar të Punësimit dhe të informohen për mundësitë që ofron ky Plan Operativ.
Rikonstruimi i Qendrës së Punësimit në Kumanovë mbështetet financiarisht nga Bashkimi Europian nëpërmjet projektit "BE për të Rinjtë" që paraqet një mbështetje të rendësishme gjë që kontribuon në përmirësimin e kushteve të punës së APRMV-së si dhe në përmirësimin e situatës së tregut të punës në vend.
Projekti për Modernizimin, rehabilitimin dhe adaptimin e Qendrës së Punësimit në Kumanovë kushtoi 10.294.492,00 denarë