01.02.2022
Murati viziton Qendrën e Punësimit në Tetovë dhe Qendrën e Punësimit në Gostivar:
Realizimi i lartë i Planit Operativ 2021 prej 94,6% është dëshmi se është në përputhje me
nevojat e personave të papunë dhe punëdhënësve

Drejtori i Agjencisë për Punësim të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bekim Murati, sot ka vizituar Qendrën për Punësim Tetovë dhe Qendrën për Punësim Gostivar. Gjatë vizitës, drejtori Murati, theksoi se interesimi për pjesëmarrje në Planin Operativ për programet aktive dhe masat për punësim për vitin 2021 ishte i madh dhe hapi mundësi për përfshirje në tregun e punës për 1046 persona nga Tetova dhe 317 persona nga Gostivari.
“Një nga programet më tërheqëse për të papunët këtë vit ishte programi i Vetëpunësimit që është një mbështetje e destinuar për personat e papunë për të filluar biznesin e tyre. Ky program arriti realizim 100 për qind dhe përmes tij 261 persona të papunë nga Tetova dhe 81 nga Gostivari hapën biznesin e tyre.”- theksoi Bekim Murati.
Sipërmarrësit e rinj në të shumtën e rasteve vendosën të hapin një biznes në sferën e tregtisë me shumicë dhe pakicë, industrisë përpunuese, objekteve të ndërtimit dhe akomodimit dhe në veprimtarisë të shërbimit ushqimor. Punëdhënësit kanë treguar interes të madh për të marrë pjesë në programet mbështetëse për krijimin e vendeve të punës që synojnë nxitjen e punësimit të personave të papunë në ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme. Me masën për Subvencionimin e pagave janë punësuar 280 persona nga Tetova dhe 101 nga Gostivari.

Programet dhe masat aktive që kanl për qëllim përvetësimin dhe plotësimin e njohurive dhe aftësive të personave të papunë, me qëllim të rritjes së punësimit dhe konkurrencës së tyre gjithashtu kanë qenë një nxitje pozitive për personat e papunë për të hyrë në tregun e punës. Ato u zhvilluan në përputhje me protokollet për mbrojtjen nga virusi Covid 19.
“Masa aktive “Praktikë” në Tetovë dhe Gostivar ka shënuar një shfrytëzim të madh nga ana e personave të papunë. Përmes kësaj mase 222 të rinj të papunë nga Tetova dhe 81 të rinj të papunë nga Gostivari kanë fituar njohuri dhe shkathtësi praktike, të cilat i kanë bërë më konkurrues në tregun e punës”, tha Bekim Murati.
Drejtori i APRMV-së, Bekim Murati informoi se përgatitja e Planit Operativ për vitin 2022 është në fazën e fundit, i cili është krijuar në përputhje me nevojat e personave të papunë dhe punëdhënësve, ndërkaq, për realizimin e tij janë paraparë 28 milionë euro (1,73 miliardë denarë).
Ai tha se Agjencia për Punësim e Republikës së Maqedonisë së Veriut do të vazhdojë të përmirësojë punën e saj në mënyrë që të ofrojë shërbime profesionale dhe cilësore për klientët.